FOTO/Basha me “Republikën e re” të Kosovës, darkon me Ramush Haradinajn

Lulzim Basha dhe Ramush Haradinaj kanë kaluar një darkë sëabshku në një restorant të njohur në qendër të Tiranës.

Të dy, si Basha, edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ishin të shoqëruar nga bashkëshortet.

Më parë, ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj zhvilloi një takim me Ilir Metën.

Kjo është vizita e parë e ish-kreut të UÇK-së në Shqipëri, që pas lirimit të tij në Francë. Kosova është përfshirë nga një fushatë elektorale pas rrëzimit të qeverisë së Mustafës, në përfundim të së cilës pritet që Haradinaj të forocojë pozitat e tij.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.