EMRI/ Ja kush është pronari i pallatit të shembur te “Shkëmbi i Kavajës” dhe historia e tij

Banorët e një pallati 22-katësh te Shkëmbi i Kavajës kanë përjetuar minuta tmerri pak më parë, kur tre katet e sipërme të pallatit ku banojnë janë shembur.
Ndonëse paraprakisht raportohet se shkak për shembjen janë bërë punimet jo cilësore, kujtojmë që bëhet fjalë për një pallat të ndërtuar në vijën e parë të bregut të detit, që i përket një biznesmeni të njohur, siç është Enver Shala, i cili ka ndërtuar edhe një tjetër ndërtesë 30-katëshe në qytetin e Durrësit.
Banorët thonë për News 24 dhe BalkanWeb se pallati në fjalë ka vite që ka përfunduar, ndërsa katet e shembura ishin shtesë pa leje dhe punimet për to ishin ndërprerë vite më parë, duke lënë aty skelerinë, kolonat prej betoni e hekuri, të cilat janë amortizuar, duke sjellë edhe shembjen e sotme.
Banorët të terrorizuar kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të rrethuar zonën. Sipas burimeve policore, fatmirësisht nga shembja nuk ka persona të lënduar.


Njoftimi i policies

durres, policia tabelaMë datë 17.02.2017, rreth orës 13:15, në lagjen Nr. 13 Durrës, te Shkëmbi i Kavajës janë shembur pjesërisht, në një anë të pallatit, tre katet e fundit të një pallati 15 katësh.
Sqarojmë që tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike, të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi. Nuk ka dëme në njerëz.
Policia ndodhet në vendngjarje, për veprime të mëtejshme.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.