EMRI & FOTO/ Ç’po ndodh, Reforma në Drejtësi “i ha kokën” një tjetër drejtori të Edi Ramës

Arben Seferi, Drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ka dhënë sot dorëheqjen.
Edhe ai dorëheqjen ia ka paraqitur kryeministrit Edi Rama, nën argumentin se është përfolur si i njëanshëm.
Kjo dorëheqje pason atë të Alket Hysenit, drejtorit të Drejtorisë së Parandalimit të Pasimit të Parave (DPPP).
Të dy këta drejtorë, janë akuzuar më se një herë nga opozita, për anësinë e tyre politike, në rolin e rëndësishëm që ata kanë pasur në Reformën në Drejtësi.
Ajo që mbetet e paqartë, në këtë sinkroni dorëheqjesh, është se kush e ka tundur “shkopin magjik”, që mundësoi këto dorëheqje.
_items_list_header
Asnjë rezultat i gjetur!

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.