Tre studentë nga zona e virusit në Kinë po kthehen në Shqipëri,...

Tre studentë nga zona e virusit në Kinë po kthehen në Shqipëri, do futen në karantinë

81
0
Shares

Teksa Kina po përballet këto ditë më koronavirusin, i cili ka marrë 81 jetë njerëzish, 3 studentë shqiptarë janë nisur drejt vendit tonë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në emisionin “Real Story” se bëhet fjalë për 3 studentë që kanë studiuar në Ëuhani të Kinës, një nga vatrat e këtij virusi, ku një vajzë po vjen me linjë ajrore me tranzit nga Roma, ndërsa të tjerët nga Kroacia.

Kemi informacione për një vajzë që do të mbërrijë. Jemi të angazhuar për të marrë të gjithë kontaktet. Në raport me hyrjen e saj në Shqipëri. Ajo ka kaluar filtrin nga Kina dhe mesa di do të përshkonte rrugën e Romës, më pas në Shqipëri. Kemi dhe disa raste të tjerë. 2 raste të tjera që po kthehen dhe kanë kaluar nga Kroacia. Vijnë në rrugë tokësore, ose dhe ajrore. Jemi duke marrë informacion, tha ministrja.

Ndërkohë, Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP tha se këta studentë, sipas protokollit, duhet të futen për 2 javë në karantinë. Sipas saj, karantina mund të vendoset në shtëpinë e tyre apo dhe në spital.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY