Top Channel ‘hakmerret’ ndaj Delinda Dishës, e padit në gjykatë

Top Channel ‘hakmerret’ ndaj Delinda Dishës, e padit në gjykatë

95
0
Shares

Top Channel ka paditur në Gjykatën e Rrethit Tirane aktoren Delinda Disha. Sipas  mediave,  ‘Top Channel’ ka paraqitur si provë në gjykatë kontratën e Delindës me “ Portokalli”; kontratë 2-vjeçare që fillonte nga viti 2017-2019.

Në të njëjtën kohë, pala tjetër ka paraqitur një kontratë tjetër të aktores, në periudhën 2017-2018.

Delinda akuzohet se ka shkelur kontratën dhe ka nxjerrë sekrete artistike. Megjithatë, e kontaktuar nga mediat, ajo është shprehur: “Do vazhdoj dhe këtë sezon me role shumë të dashura për publikun çdo të shtunë në mbrëmje në Klan”, duke preferuar të mos japë detaje për ngjarjen e mësipërme.

Disha, para disa muajsh u largua nga spektakli ‘Portokalli’ për të shkuar në ‘Klanifornia’, aty ku po performon ne disa role.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY