Shqiptarja e vetme në Wuhan: Jemi në izolim. U sëmura, por ishte...

Shqiptarja e vetme në Wuhan: Jemi në izolim. U sëmura, por ishte thjeshtë grip

102
0
Shares

Virusi vdekjeprurës në Kinë ka marre deri tani 101 jetë njerëzish, ndersa disa qytete jane izoluar dhe ne Kine po ndertohet spitali per 10 dite per të trajtuar te prekurit me koronavirus.

Teksa 3 studentet shqiptarë jane duke u kthyer, eshte dhe nje vajze shqiptar e cile ende ndodhet ne Wuhan dhe eshte e izoluar.

Në një intervistë nga Wuhan për Top Channel, Silva Doçi tregon se ka 11 vjet që jeton në atë që konsiderohet tani zona zero e virusit më të ri. Studentja e doktoraturës thotë se nuk u largua dot para se qyteti të izolohej, pasi ishte me grip.

Kam kryer analizat dhe kam thjesht një grip sezonal. Nesër kam një analizë tjetër për koronavirusin. E pas kësaj analizë shpresoj që të largohem nga Wuhani”, ka thënë ajo në lidhjnen live në edicionin informativ.

Momentet kur u sëmur ishin stresuese për Silvën dhe familjen e saj. Ajo jeton brenda në kampus dhe çdo ditë dorëzon një raport në universitet për gjendjen shëndetësore.

Unë jetoj në konvikt dhe jemi gati me ushqime prej u dha alarmi. Na kanë dhënë termometra gjithashtu”, shton ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY