Shqetësimi i disa qytetarëve: A mund të infektoheni nga Koronavirusi prej pakove...

Shqetësimi i disa qytetarëve: A mund të infektoheni nga Koronavirusi prej pakove që vijnë nga Kina

64
0
Shares

Shqetësimi i qytetareve lidhur me perhapjen e koronavirusit eshte i ndjeshëm dhe shumë i pranueshëm. Jemi ne kushtet, ku çdokush prej nesh duhet te informohet dhe qartesohet qoftë dhe për elementin me te vogel qe i duket i dyshimtë.

Nje prej shqetësimeve të ngritura është dhe pakot qe vijne nga Kina dhe kushdo neper postat e vendeve te ndryshme të botës i merr. Shqetësimi lidhet me sesa ne rrezik duhet të ndjehemi nga kontakti me keto pako.

Të njëjtin shqetësim patën edhe disa amerikanë, të cilëve iu përgjigjën zyrtarë të Center for Disease Control. Nuk ka prova që vërtetojnë se koronavirusi mund të përhapet përmes mallrave të importuar.

Në përgjithësi, ngaqë koronaviruset nuk mbijetojnë dot gjatë në sipërfaqe të pajeta, shanset që të përhapet nga produktet e ardhura nga Kina janë shumë të pakëta,” tha Dr. Nancy Messonnier e CDC.

Edhe në rastin më të keq –  e zëmë, një person i infektuar tështiu mbi çantën e porositur nga AliBaba, e nisi me postë dhe i ra në duar marrësit – rreziku është thuajse zero.

Mbi këtë virus specifik dihet shumë pak sepse është i ri, por simotrat e tij, SARS dhe MERS, mund të jetojnë vetëm për pak orë në sipërfaqen e një objekti. Që një pako të vijë nga Kina në Shqipëri, duhet të paktën një javë, kështu që virusi s’do të mbijetonte sa për të infektuar marrësin e pakos. Këta lloje virusesh mund të kalojnë nga njeriu në njeri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY