EMRAT/Pengmarrja e Jak Prengës, policia arreston 3 anëtarë të familjes Hajri në...

EMRAT/Pengmarrja e Jak Prengës, policia arreston 3 anëtarë të familjes Hajri në Shijak

166
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona si të dyshuar për pengmarrjen e Jak Prengës pak ditë më parë në zonën e Kamzës.

Policia njofton se në pengmarrjen e Prengës kanë marrë pjesë rreth 10 persona, tre prej të cilëve janë arrestuar dhe Altin Hajri është shpallur në kërkim, dhe 6 të tjerë po hetohen.

Në prangat e policisë kanë rënë: Bajram, Olsi dhe Elton Hajri, pas aksionit të zhvilluar dje në disa komplekse në zonën e Shijakut, të cilat janë në pronësi të kësaj familjeje.

Rreth dy javë më parë u rrëmbye në Kamëz Jak Prenga. Deri ditën e djeshme nuk kishte asnjë informacion derisa Policia në një operacion në Shijak arriti që të shoqërojë dy persona.

Duket se Policia ka identifikuar të gjithë autorët dhe personat e përfshirë në pengmarrjen e Jak Prengës pranë banesës së tij. Nga jeta e tij mësohet se dy vëllezërit e tij janë me precedent penal.Një prej vëllezërve të tij dyshohet se ka lidhje me grupin e Shijakut dhe është dënuar me 12 vite burg në Agli për trafik droge.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY