Zbulohet vendimi i lirimit te Endrit Dokles: Endriti eshte edukuar tashme

Zbulohet vendimi i lirimit te Endrit Dokles: Endriti eshte edukuar tashme

67
0
Shares

Endrit Dokle është edukuar e ndërgjegjësuar gjatë qëndrimit në qeli nga viti 2005 deri në janar 2020 dhe është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri.

Ky është thelbi i arsyetimit të Gjykatës së Krujës në vendimin që pranoi lirimin nga qelia të ish-anëtarit të “bandës së Durrësit”. Sipas verdiktit të gjyqtares Enkeleda Hoxha, të siguruar nga A2, pranimi i lirimit me kusht të Dokles është bazuar në raportin vlerësues të Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë, për sjelljen e tij në qeli, si edhe në raportin e Zyrës së Shërbimit të Provës Krujë.

I dënuari, përsa i përket qëndrimit ndaj veprës penale dhe viktimës, është i penduar. I dënuari nuk ka konsumuar më parë vepër tjetër penale. Gjendja fizike dhe psikologjike e të dënuarit është jo e mirë. Sjellja e tij në institucionin tonë e bazuar nga kontaktet dhe dosja e tij personale është shumë e mirë”, lexohet në raportin e Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë.

Nxjerrja nga qelia e të dënuarit me burgim të përjetshëm i është rekomanduar gjykatës edhe nga Zyra e Shërbimit të Provës.

Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetimin e një situate të tillë. Ai reflekton brejtje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë saj. I dënuari ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar”, lexohet në raportin e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Krujë.

Përveç faktit se dënimi i vuajtur kishte arritur ta edukonte Doklen, gjyqtarja Hoxha ka marrë për bazë edhe problemet depresive të të dënuarit, babain e tij të sëmurë, kontratën e punësimit të tij në një pike ndërtimi, si edhe disa vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për të vlerësuar se kërkesa e tij për liri ishte e bazuar në ligj dhe në prova. A2

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY