BLOG/ Nuk iken nga Shqiperia, por nga antivlera qe qelbet ere…

BLOG/ Nuk iken nga Shqiperia, por nga antivlera qe qelbet ere…

56
0
Shares

Nga Redin Hafizi

Ne Shqiperi jo vetem qe antivlera ka triumfuar, por po kenaqet duke i lepire edhe kockat qe i kane mbetur vleres. Pra t’i leme teorite dhe te flasim drejt se te gjithe ata qe ushqeheshin dhe kerkojne te ushqehen me vlera nuk kane me me cfare te ushqehen dhe kane dy rruge, te ikin nga syte kembet apo te vdesin ngadale ne agonine mbytese te nje shoqerie qe ushqehet me antivleren. Shembujt dhe heronjte e kesaj shoqerie, nga kryeministri, presidenti, qeverritare, politikane, mashtrues te artit e te medias po plasin nga shendeti i antivleres.

Derrat e kenaqun kudo qelben era antivlere duke ndyre Shqiperine dhe shqiptaret kudo, nderkohe qe Sokratet e vuejtun kerkojne drejtesi dhe drejtesi nuk ka, kerkojne ndeshkim dhe ndeshkim nuk ka, kerkojne liri dhe liri nuk ka jo vetem per ata, por edhe per femijet e tyre. Atyre thjesht po u plas shpirti te tallur dhe te vjedhur.

Nuk mund te rrish me ne Shqiperi e te besh shpirtin pis ne perpjekje per mbijetese ne rastin me te mire, per hir te dashurise per ate vend. Mjaft me propagande komunistesh sikur jemi bahce me lule. Po eshte e vertete qe atje kemi te paret, kemi kujtimet e femijerise, kemi shkollen ku nisem te shkruajme gjuhen e bukur qe na ben Shqiptar e krenar kudo dhe gjithashtu kemi shkollen ku sakrificat u kurorezuan me ne fund. Atje po kemi stolat apo bordurat qe u ulem me shoke e shoqe, apo edhe kur prinderit na merrnin vec per te na treguar se vetem permes vlerave dhe punes me merite mund te ecim perpara.

Nderkohe qe sot cdo gje e mire, e ndershme, me vlera dhe dashuri u varros nen beton, ashtu sic parqet, lulishtet, kendet e lojrave qe na kujtonin Shqiperine ku lindem u varrosen nen beton, nga njerez qe sollen nje tjeter Shqiperi, ate te antivlerave, ate te antifamiljes dhe antiprinderve, te antimerites, te antiartit e antikultures, te antiteatrit. Keta njerez te denojne me vdekje ne harrese nese ende flet per Shqiperine e vlerave. Ndaj kush e do jeten, largohet, jo nga Shqiperia, se ajo eshte vlere, por nga antivlera qe eshte kthyer ne standart te shoqerise nen kembet e Shqiperise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY