VIDEO/37 vjeç dhe ende e virgjër, sportistja e njohur: Dua t’ia bëj...

VIDEO/37 vjeç dhe ende e virgjër, sportistja e njohur: Dua t’ia bëj dhuratë burrit kur të martohem

454
0
Shares

Atletja shume simpatike  Lolo Jones ka deklaruar  se të qenit e hapur për virgjërinë e saj e ka shkatërruar jeten e saj dhe marredheniet ne çift.

Jones, 37 vjeç,e ka pranuar publikisht se ka qene e virgjer dhe ka pritur deri në martesë për të bërë seks. Por duke folur me Kevin Heart të martën në serinë e tij te emisionit, ajo tha se te qenit aq e sinqertë “ishte një gabim”.

Kjo vrau të gjitha datat e mia pas kësaj,” tha Jones. “Nuk kisha as një shans. Më parë, të paktën unë kam pasur një shans. Me parë prisja dhe thoja kur duhet t’ia them? A te pres derisa ai të shohë personalitetin tim pak?

Jones, e cila garoi në Lojërat Olimpike Verore 2008 dhe 2012 dhe Olimpiadën Dimërore 2014, është ende e pamartuar.

Në një intervistë të vitit 2012 në “Real Sports with Bryant Gumbel” të HBO-së, Jones tha që virgjëria e saj ishte një “dhuratë që donte tia dhuronte burrit”.

Por ju lutem me kuptoni, ky udhëtim ka qenë i vështirë. Gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time, ka qenë që të qëndrojë e virgjër para martesës “, tha ajo.

Në intervistën e saj të fundit me Hart, Jones tha që të qenit e virgjër e vendosi atë në një “disavantazh” ndërsa konkurronte në sport. “Bërja e seksit në të vërtetë me ndihmon si një atlete, një atlete femër,” tha ajo. “Kështu që unë po vrapoj në disavantazh.”

Përkundër një miti të gjatë, seksi nuk ndikon në performancën e një atleti, sipas një studimi të vitit 2018 dhe një studimi të veçantë për vitin 2019.

Jones, megjithatë, bëri shaka se pa “lëshim të presionit”, ajo ka një “intensitet më të lartë”.

“Të gjithë më njohin si të stresuar”, tha ajo. Jones aktualisht është duke stërvitur për të garuar në Lojërat Olimpike Verore në Tokio.

DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY