Shkatërrohet rrjeti i trafikut të heroinës dhe kokainës në Greqi, konfirmohen 4...

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të heroinës dhe kokainës në Greqi, konfirmohen 4 shqiptarë të arrestuar

273
0
Shares

Detaje te reja mesohen nga operacioni i forcave amerikane DEA dhe policisë greke, ku u sekuestruan sasi te madhe droge dhe dyshohej se te arrestuar ishin dhe shqiptarë.

Mediat greke shkruajne se policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane kanë goditur një rrjet të trafikut të heroinës Shqipëri-Greqi.

Sipas informacioneve, janë sekuestruar 23 kg e 744 gram heroinë si dhe 414 gram kokaine gjatë operacionit të kontrollit të disa banesave në Selanik.

Ndërkohë në pranga kanë rënë 4 shqiptarë dhe 3 shtetas grekë.  Droga do të shpërndahej në Athinë dhe Selanik. Hetimet kanë zbuluar se organizata kishte një laborator droge dhe ishte përfshirë dhe në shpërndarjen e kokainës.

Heroina dyshohet se është importuar nga Shqipëria shkruan iefimerida.gr.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY