Gjykata e Vlores denon avokatin, mashtrim me 105 mije metra toke ne...

Gjykata e Vlores denon avokatin, mashtrim me 105 mije metra toke ne Zvernec

102
0
Shares

Nga Jerola Ziaj dhe Elton Qyno

Avokati Pëllumb Petritaj, i cili ka qenë në qendër të disa hetimeve dhe gjykimeve për tjetërsim të qindra hektarëve tokë në Nartë, Zvërnec dhe Karaburun,  është gjetur nga Gjykata e Vlorës fajtor për të dytën herë për akuzat e falsifikimit dhe tjetërsimit të 105 mijë metrave tokë në Zvërnec.

Gjyqtari Skënder Haluci vendosi të mërkurën me 22 janar të pranoj kërkesën e prokurorisë dhe shpalli Petritajn fajtor duke e dënuar atë me 8 vjet burg, për “falsifikim të dokumenteve” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Dënimi u konvertua në 5 vjet e katër muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Çështja u hetua nga prokurori Albert Kuliçi. Makina e këtij të fundit u hodh në erë pak javë më parë, në një atentat që u cilësua terrorist nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa u tha se vinte për shkak të detyrës.

Në një bisedë telefonike me BIRN Petritaj pretendoi se ishte i pafajshëm. “Do vazhdoj betejën ligjore në Apel, shpresoj mos  të jetë e gjithë drejtësia në Shqipëri si Skënder Haluci”, tha ai.

Ndërkohë në bazë të dispozitivit të vendimit të dhënë nga Haluci, Petritaj ishte gjetur fajtor për falsifikimin e një vendimi të Gjykatës së Vlorës dhe tjetërsimin në favor të familjes Shehu, të mbi 100 hektarëve në Zvërnec.

Petritaj u arrestua fillimisht për këtë çështje më tetor 2018 dhe më pas u gjykua me masa më të lehta sigurie, por u riarrestua në nëtor 2019 me dyshimet se po pengonte gjyqin. Ai u la i lirë disa javë më pas nga Gjykata e Apelit në Vlorë.

Ai ndërkohë ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 3 vjet burg, sëbashku me disa zyrtarë lokalë, për tjetërsimin e 150 hektarëve tokë në zonën e Nartës. Petritaj pretendoi në bisedë për BIRN se kishte fituar këtë çështje në Apel.

Ndërkohë në faqen gjykata.gov.al nuk ka një vendim të tillë. Gjykata e Apelit Vlorë vijonte të kishte në gjykim çështjen ndaj tre ish-zyrtarëve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe një ish-drejtuesi të Hipotekës në Vlorë të cilët u dënuan sëbashku me Petritajn.  Emri i Petritajt nuk shfaqet në sistem por BIRN mësoi nga… se ai kishte kërkuar në seancën e fundit përjashtimin e gjyqtares Margarita Buhali.

Petritaj po ashtu ishte hetuar nga prokuroria për tjetërsim pronash në Karaburun, por çështja ndaj tij në këtë rast u pushua.

Ndërkohë në dispozitivin e vendimit të Halucit, gjykata ndër të tjera ka vendosur konfiskim në favor të shtetit të pronave që u cilësuan të tjetërsuara.

Dosjet e tjetërsimit të pronave në Vlorë dhe zona të tjera bregdetare janë disa nga çështjet e hetuara në vitet e fundit nga prokuroritë në disa rrethe. Hetimet përfshijnë qindra hektarë prona në zonat më të lakmuara të cilat kanë kaluar kryesisht në favor të ish-zyrtarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY