Erdogan ne ceremonine e viktimave te termetit, qeveria turke ben bilancin

Erdogan ne ceremonine e viktimave te termetit, qeveria turke ben bilancin

167
0
Shares

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot nder te tjera se “ Edhe ne të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim këto tërmete”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan, i cili mori pjesë në ceremoninë e faljes së xhenazes së dy personave që humbën jetën nga tërmeti në Elazig tha se “ne jemi një popull që këto sprova i kemi kapërcyer me durim”.

“Këto fatkeqësi për ne janë një sprovë e madhe. Ne jemi një popull që këto sprova i kemi kapërcyer me durim. Në këtë pikë si muslimanë ne kemi dhënë shembullin më të mirë. Kemi përjetuar tërmetin në Bingol, në Van, në Simav, në Duzce, në Sakarya, në Bolu. Në të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim”, theksoi Erdogan.

Presidenti Erdogan theksoi se si shtet, si popull kenë bërë më të mundurën dhe shpreson se do të vazhdojnë ta bëjnë edhe pas kësaj. “Të gjitha punimet tona nën rrënoja do të vazhdojnë. Këto rrënoja do të hiqen, nëpërmjet Autoritetit Shtetëror të Zhvillimit Strehimor (TOKI) në vend të rrënimeve nëpër fshatra dhe lagje do bëhen të gjitha ato që janë të nevojshme. Nuk do lëmë askënd jashtë”, tha ai.

“Nga ju kërkoj që të mos dëgjoni thashethemet, të mos dëgjoni propagandën negative të askujt parajmëroi”, Erdogan duke thënë: “Dijeni se ne jemi shërbëtorët tuaj sepse ne jemi prej atyre që e kemi për krenari t’i shërbejmë popullit”.

Më tej Erdogan shprehu ngushëllime dhe uroi që mëshirra e Allahut të jetë mbi 22 personat që kanë humbur jetën në këtë tërmet.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu njoftoi se si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 22 persona, prej të cilëve 18 në Elazığ dhe 4 në rajonin Doğanyol në Malatya, sipas Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum dhanë deklarata në Qendrën e krizave pas ekzaminimeve të kryera në rajon pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë në qytetin Elazığ.

“Që nga ky moment si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 22 persona, prej të cilëve 18 në Elazığ dhe 4 në rajonin Doğanyol në Malatya”, tha Soylu.

Më tej Soylu sqaroi se me udhëzim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan menjëherë pas tërmetit në Elazığ kanë hedhur hapat e nevojshëm sipas Planit të Ndërhyrjes ndaj Katastrofave dhe në koordinim me të gjitha institucionet dhe organizmat përkatës dhe se ata vazhdimisht janë përpjekur të japin informacione për opinionin publik.

Pas tërmetit që ndodhi mbrëmë në orën 20:55 sipas kohës lokale në Elazığ, janë shënuar edhe 398 pas goditje nga të cilët 13 prej tyre mbi 4 ballë dhe njëri 5.4 ballë, njoftoi Soylu duke theksuar se që nga momenti i parë i tërmetit kanë shpëtuar të gjallë nga rrënojat 39 persona.

Nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi mbrëmë pjesën lindore të Turqisë humbën jetën 22 persona ndërsa mbi 1.000 të tjerë janë plagosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY