DETAJE/Foshnja dërgohet pa shenja jete në spitalin e Kavajës, mjeku nuk vulos...

DETAJE/Foshnja dërgohet pa shenja jete në spitalin e Kavajës, mjeku nuk vulos skedën: Mister shkaku i vdekjes

72
0
Shares

Një ngjarje e rende raportohet nga qyteti i Kavajës, ku një foshnjë ka ndërruar jetë ne menyre te pakuptueshme, ndersa kane nisur hetimet. Burime nga Spitali i Kavajës bëjnë me dije se foshnja ka ndërruar jetë në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm.

Më pas prindërit e tij, në orën 07.00 janë paraqitur në spitalin e Kavajës për të marrë skedën e vdekjes gjë që nuk kanë mundur ta marrin dot.

Mjeku i familjes, ai që ligjërisht firmos e vulos skedën e vdekjes nuk e ka lëshuar atë pa mësuar shkakun e vdekjes gjë që reflektohet edhe ne skedë.

Në këto kushte foshnja është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit(pasi Kavaja nuk e ka një të tillë)ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkencërisht shkakun e vdekjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY