Termeti i fuqishem ne Turqi ka shembur pallate e shtepi, lindja e...

Termeti i fuqishem ne Turqi ka shembur pallate e shtepi, lindja e vendit ne alarm

148
0
Shares

Pjesa Lindore e Turqisë duket se eshte goditir fort prej termetit te fuqishëm prej 6,8 shkalle rihter mbrëmjen e sotme.

Në Twitter janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa ka ende operacione evakuimi. Flitet vetëm për dy persona të lënduar, por me sa duket dëmet janë të mëdha.

Ndërkohë në “Twitter” janë shpërndarë thirrje për qytetarë të tjerë në Turqi që të mos përdorin thirrjet telefonike për t’i lënë mundësi atyre që kanë nevojë në Elazig, ku ka qenë edhe epiqendra e tërmetit të kërkojnë ndihmë. Kujtojmë se edhe në Shqipëri pas lëkundjeve të tërmetit ka pasur gjithmonë probleme me thirrjet telefonike.

Ndërkaq për të gjithë qytetarët e prekur janë krijuar hapësira për akomodimin.
Po kështu duke iu referuar Qendrës Evropiane Mesdhetare të Sizmologjisë thuhet se tërmeti mund të jetë ndjerë nga 120 milionë njerëz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY