Video-skandali me kokainë/Lefter Alla i kthehet PD: Po vij në Tiranë të...

Video-skandali me kokainë/Lefter Alla i kthehet PD: Po vij në Tiranë të padit Ervin Salianjin

293
0
Shares

Kryetari i Bashkise Lefter Alla, pas publikimit te videos, ka  reaguar serish, ku per te mbuluar gjithe skandalin, tregon se do te padise ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.

Sipas njoftimit te tij, kryebashkiaku thote se duhet te presim per Prokurorine, nderkaq thote se videoja eshte bere me montazh, ngase rezulton se shume vetë kanë dije per te prej nje viti.

REAGIMI I PLOTE

Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia.

Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY