“Shqipëria zbret në renditje”, Basha reagon ashpër: Korrupsioni i kësaj qeverie po...

“Shqipëria zbret në renditje”, Basha reagon ashpër: Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë

30
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit te Raportit te Transparency International, ku Shqiperia kishte rene ne renditje me 7 vende.

Sipas liderit te opozitës, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupsionit, ku dhe akuzon qeverine se po shkaterron ekonomine.

Basha reagon duke theksuar se degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International.

Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun.Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga kjo organizatë, për shkak të qeverisjes aktuale, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende të tjeravetëm gjatë vitit të fundit.Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë.”,-thekson Basha.

Kujtojme se në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY