Nga erdhi shprehja më popullore në Dibër “ Ma nalt mor burrë,...

Nga erdhi shprehja më popullore në Dibër “ Ma nalt mor burrë, ma nalt…”

157
0
Shares

Në Dibër është  bërë shumë popullore shprehja e Ulsi Manes, e dalë nga përgjimet: “ Ma nalt mor burrë, ma nalt…”,  Qytetarët e përdorin këtë shprehje në çdo rast, shkruan në një koment të tij ish-deputeti I kësaj zone Xhemal Gjunkshi.

Ai thotë se të gjitëh zyrtarët e dalë në përgjigmet blerjes së votave në Dibër janë shpërblyer me poste të rëndësishme nga qeveria.

“Drejtuesit mafioze në Polici, të lidhur ngushte me botën e krimit në Dibër, pas shërbimit që i bënë Edi Ramës në vjedhjen e votës kërkuan shpërblimin pas zgjedhjeve.

Kështu, Robert Aga kërkoi si shpërblim administrimin e “ minierës se arit “, Bulqizën, Arben Keshi është emëruar Drejtori i Llixhave në Peshkopi etj.

Dosja nr. 184 ka shkuar në “ drejtim të paditur “ e për rrjedhoje mafiozët e veshur me pushtet vazhdojnë të qetë veprimtarinë e tyre kriminale nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Këto mafioze në pushtet kanë shndërruar edhe familjet e tyre në familje mafioze.

Ngjarjet e fundit në Dibër e tregojnë këtë, prangosja për herë të dytë në flagrancë me drogë e vëllait të Shefit të Komisariatit Robert Agës, djalit të Kryetarit të Bashkisë Bulqize, Lefter Alla, vetë Kryetari Alla duke thithur kokainë etj”, shkruan Gjunkshi.

Në vijim ai I bën thirrje kreut të bashkisë Nulqizë Lefter Alla të japë dorëheqje pas videos ku aim err kokainë në një ambient publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY