Konspiracion nga Klubi i Romes, Cako tregon ushqimet qe u krijuan per...

Konspiracion nga Klubi i Romes, Cako tregon ushqimet qe u krijuan per te kufizuar popullsine

467
0
Shares

Botuesi i njohur  dhe konspiracionisti, Alfred Cako, deklaron ne Ora News se ka një plan botëror për të pakësuar popullsinë dhe këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria.

I ftuar në “360 Gradë” në RTV Ora, Cako  këtë plan ja faturon Klubit të Romës, ndërsa rrugët që po ndiqen janë disa përfshirë dhe ndërhyrjen në ushqime.

Cako: Ka një planifikim nga ajo që quhet Klubi i Romës për të pakësuar popullsinë në çdo vend të botës. Aty ka 10 pika dhe në një prej tyre thuhet që popullsia e botës që të jetojë në një ekuilibër dhe harmoni me të mirat që ofron toka duhet të jetë jo më shumë se 500 milion banorë. 

Një nga librat më të rëndësishëm për këtë ai që kam bërë unë. Klubi i Romës është krijuar në vitin 1969. Popullsia do të pakësohet me të gjitha mënyrat, qoftë me luftrat, qoftë me sëmundjet. Ka filluar që në kohën e komunizmit, me klorin në ujë. Një nga mënyrat në ushqim për të ulur numrin e popullsisë është përdorimi i ushqimeve si mielli i llokumeve dhe gurabijeve. 

Futja e ligjeve në vendet që kanë qenë komuniste të martesave të një seksi, në Shqipëri ka kaluar. Këto martesa synojnë që riprodhimi të jetë zero. Tjetër, ushqimi i keq dhe helmimi përmes barnave mjekësore. Janë dy kompani të mëdha, njëra për farat që u sjell popujve ushqimin OMGJ që shkakton shumë sëmundje.Ulja e popullsisë dhe shpopullimi i shqiptarëve janë dy gjëra që shkojnë paralel. Tjetër helmimi i ushqimit të kafshëve përmes avionëve që hedhin sulfat plumbi nga lart. Një plan tjetër ka qenë nxitja e viruseve vdekjeprurëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY