“Jam gati t’i përvishem punës”, flet për herë të parë Yuri Kim...

“Jam gati t’i përvishem punës”, flet për herë të parë Yuri Kim nga Tirana

53
0
Shares

Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri ka folur për herë të parë pas mbërritjes në Tiranë.

“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, shkruan Yuri Kim në një postim në orët  mbrëmjes në Tiranë në rrjetet sociale.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ishte në ditën e saj të parë në Ambasadë. Ndërkohë ajo ka ardhur në Tiranë një ditë më parë duke qenë kështu gruaja e tretë amerikane që shërben si ambasadore në Tiranë, pas Mariza Lino dhe Marsi Rise.

Mediat e shkruara dhe ato online publikuan komente sot në lidhje me fillimine punës së ambasadores së re me shpresin se një stil I ri marrëdhëniesh do të vijë nga ambasada amerikane në Tiranë e cila gjatë drejtimit nga Donald Lu ka lënë shijen e mbështetjes ndaj qeverisë në zhvillimet e brendshme politike.

Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY