Berisha, shpjegime te reja per 21 janarin dhe rrethimin e Presidences me...

Berisha, shpjegime te reja per 21 janarin dhe rrethimin e Presidences me 1997

124
0
Shares

Sali Berisha: Ai që i vrau në bulevard është vet Edi Rama. Tani të them unë, meqë jemi këtu, ju tregoj unë këtu. Ai që i vrau në bulevard fatkeqësi që i vra. Ai zbatoi ligjin dhe është gjet se zbatoi ligjin. Por, meqë do për Edi Ramë, po të tregoj unë se kush është Rama. Një minutë… Askush prej tyre ta dish mirë ti, nuk janë vrarë me urdhër, absolute. Janë ekzekutuar duke qëlluar në ajër, kanë gjuajtur me të gjitha mjetet kundër gardistëve, dhe në zyrën e punës. Unë isha këtu, xhami kishte vrimën e plumbit. Zotëri është bërë një tentativë në vitin 1997 për të pushtuar Presidencën. Kam ndejtur tre ditë aty dhe ata që e rrethuan morën atë që e merituan.

Blendi Fevziu: Pati dhe një viktimë atë ditë.

Sali Berisha: Sigurisht pati, pa diskutim. Mos rretho tjetrin, po e rrethove tjetrin atëherë matu mirë.

Lorenc Vangjeli: Maksimumi është 5 vite heqje lirie, ndërkohë ju i dhatë plumbit.

Sali Berisha: E hapën derën me veturë, s’ka prek njeri policia prej tyre. Që të gjithë ka qëllu garda në përputhje me ligjin. Ligji bërë nga PS jo nga unë. Ligji thotë: Nëse qëllohet ushtari roje, ai qëllon në ajër, nëse vazhdon ta gjuash ai të gjuan tek këmbët. Nëse vazhdon të qëllosh ushtarin, ai të asgjëson. Ligji është i socialistëve, jo i imi. Kanë zbatuar ligjin. Ata kanë marrë atë që kanë merituar. Por ai Rama i solli ata aty, kush i solli. A nuk deklaroi një natë përpara që do kalosh mbi kufoma. Mori tjetrin të rrëzojmë Sali Berishën. Po ku rrëzohej Berisha me dhunë. E di ku e morën makinën apo jo. Makinën e mori Shalci te ura e Lanës është filmuar. Janë të gjitha të filmuara. Mos ja ke shkruajtur ti fjalimin Ramës?

Lorenc Vangjeli: Rama hyri në atë zyrë me vota, ai mori një leksion të madh.

Sali Berisha: Rama i bëri gjëmën Shqipërisë. Rama i mbylli Shqipërisë projektin europian./ Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY