Berisha flet per sherrin me gazetarin Artan Hoxha, lidhet me nje prokuror...

Berisha flet per sherrin me gazetarin Artan Hoxha, lidhet me nje prokuror dhe Andi Tomen

439
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video ku sipas tij është kryetari i Bashksië së Bulqizës, duke pirë kokainë. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka komentuar shumë këtë video.

Megjithatë gazetarja Juli Xhokaxhi e ka pyetur nëse ka një falënderim për Artan Hoxhën, në lidhje me publikimin e kësaj videoje.  Berisha nuk pranoi ta falënderojë gazetarin, por tha pse nisi “sherri” me Artan Hoxhën gjatë një emisioni në Opinion.

Sali Berisha: Kemi qenë në këtë studio, ka qenë ai. Kur u arrestua Andi Toma, për një rrugë që kishte inauguruar Sali Berisha në Gjinar. Në ka rrugë, që kishim bërë ne, Elbasani e ka shumë për zemër Gjinarin. Çfarë bëri zotëria e tij. Ai i thotë shqiptarëve se 96 përqind e rrugës nuk është e ndërtuar. Rruga e paimagjinueshme, arreston një njeri një kriminel prokuror, arreston një njeri vetëm se ishte i qeverisë së mëparshme me një akuzë se rruga… Artan Hoxha në këtë sallë bëri një akuzë, përsëriti fjalë për fjalë ato që i kishte thënë një prokuror kriminal, mbi një akuzë fund e krye false. Kjo është, ai e bënte për llogari të prokurorit kur bëhesh zëdhënës i prokurorit… Unë përgjigjem. Unë u revoltova jashtë mase sepse e kisha bërë atë rrugë dy herë e dija se ishte ndërtuar apo jo. Të përdoret gazetari në këtë mënyrë, unë e quaj katastrofë. Ai ka qenë zëdhënës kryesor i bandës së Haklajve. Unë nuk kam asnjë lloj…/ Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY