34-vjeçari bënte namin tek “Komuna e Parisit”, policia zbardh vjedhjen dhe nxjerr...

34-vjeçari bënte namin tek “Komuna e Parisit”, policia zbardh vjedhjen dhe nxjerr detajet

66
0
Shares

Policia njofton detaje zyrtare lidhur me një ngjarje e cila ka ndodhur ne lagjen “Komuna e Parisit’ në  Tiranë.

Sipas policise, një 34 vjecar ka rene ne pranga pasi ka tentuar të vjedhë në makinën e një shtetasi portofolin dhe dy celularë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy telefonat e vjedhur.

Policia njofton se eshte proceduar penalisht edhe 1 shtetas që kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme njërin prej telefonave.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ky shtetas, në orët e pasdites, në zonën “Komuna e Parisit”, kishte vjedhur në një automjet një portofol dhe dy telefona celular iPhone.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, lokalizimi i vendndodhjes së tij dhe rreth orës 18:40 ky shtetas u kap në rrugën “Lambi Bonata”,-njofton policia.

Në vazhdim të veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar dhe dy telefonat e vjedhur, njërin prej të cilëve ky shtetas ia kishte shitur shtetasit D. M., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Ndërsa telefonin tjetër Policia e gjeti në një servis, ku ky shtetas e kishte çuar për ta zhbllokuar dhe për ta marrë përsëri.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

/DRONI.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY