EMRI/Greqia zgjedh gruan e parë presidente të vendit, pjesë e drejtësisë prej...

EMRI/Greqia zgjedh gruan e parë presidente të vendit, pjesë e drejtësisë prej 36 vjetësh

42
0
Shares

Greqia ka zgjedhur gruan e parë presidente në historinë e shtetit. Mësohet se në krye të Greqisë do të jetë Ekaterini Sakelaropulu.

Mediat greke raportojnë se Sakelaropulu u zgjodh presidente me 261 pro dhe 33 abstenim, duke zëvendësuar Prokopis Pavlopulos, mandati i të cilit mbaron në 13 Mars.

Katerina Sakelaropulu është kryetare e Këshillit të Lartë të Shtetit nga maj 2018, me vendim të qeverisë SYRIZA, ndërsa ajo u propozua nga kryeministri Micotakis, kandidaturë që u mbështet gjerësisht.

Katerina Sake-Laro-Pulu, gjykatëse e lartë dhe pjesë e Këshillit të Lartë të shtetit shërben në drejtësinë greke prej 36 vjetësh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY