Dalin fotot e të arrestuarit, ky është i riu që dyshohet se...

Dalin fotot e të arrestuarit, ky është i riu që dyshohet se vrau Flamur Beqirin

146
0
Shares

Policia daneze bëri të ditur se ka arrestuar një 22-vjeçar për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar, Flamur Beqiri në Londër. Ai quhet Anis Hemisi dhe njihet si person që merrej me kikboks. Në momentin e arrestimit në aeroportin e Kopenhagenit, ai po kthehej nga Tajlanda.

22-vjeçari tha se nuk ka dijeni për ngjarjen. Gazetat daneze shkruajnë se ai nuk ka asnjë precedent. Po ashtu, ai refuzoi ekstradimin në Angli, çka do të thotë se tani do të nisë një proces gjyqësor edhe për ekstradimin.

I arrestuari quhet Anis Hamisi dhe është me origjinë nga Tunizia. Ai është i fiksuar pas kikboksit dhe nga postimet në rrjetin social, i riu duket se është i fiksuar edhe pas parave.

Mediat suedeze shkruajnë se rrënjët duhen kërkuar në qytetin e Malmos në Suedi. Atje nisi aktivitetin një bandë me shqiptarë, por edhe me afrikano-veriorë. Në qendër të trafikut fillimisht ishte hashashi, por më vonë mendohet se kaluan te drogërat e rënda.

Flamur Beqiri ishte pjesë e kësaj bande, të cilës iu kap një sasi e madhe kanabisi. Beqiri shpëtoi pa akuzë të rëndë, por e kuptoi se jeta po i vështirësohej në një terren të tillë. Banda e tyre kishte probleme brenda vetes, por edhe me rivalët.

Në këto kushte thuhet se Beqiri u vendos në Londër, në një lagje luksoze, për të nisur një jetë të re si producent muzikor. Ai nisi një shtëpi diskografike dhe u martua me shqiptaren Debora Krasniqi në një ceremoni luksoze.

Por e shkuara vazhdoi ta përndiqte deri në vigjilje të Krishtlindjes, kur një person i vetëm e ndoqi nga pas dhe e qëlloi në sy të gruas dhe fëmijës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY