Zbulohet një ngjarje e rëndë në Tiranë, i riu po ‘lufton’ me...

Zbulohet një ngjarje e rëndë në Tiranë, i riu po ‘lufton’ me vdekjen në spital, dalin detajet e para

162
0
Shares

Një tjetër ngjarje ka ndodhur mbrëmjën e djeshme në Tiranë, pak para vrasjes që tronditi zonën e Astirit. Policia bën me dije sot se në spital, në gjendje kritike për jetën ndodhet një 37 vjeçar, i cili është goditur disa herë me një mjet shpues e prerës, nga një i ri.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, tek shinat e trenit, rreth orës 20:05 të mbrëmjes së datës 20.01.2020, për motive të dobëta ka goditur disa herë me një mjet shpues e prerës shtetasin I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën”,-njofton policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY