Zbardhet dëshmia e dy vajzave që ishin me viktimën në Astir: Personi...

Zbardhet dëshmia e dy vajzave që ishin me viktimën në Astir: Personi që e nxori nga lokali shkoi te tavolina

127
0
Shares

“Panorama” mëson se menjëherë pas vrasjes që tronditi zonën e Astirit një natë më parë, janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje edhe dy vajzat, me të cilat ndodhej në lokal viktima, Vilson Tafçiu, në kohën kur u thirr për të dalë jashtë.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lokalit, por edhe të disa bizneseve përreth vendit të ngjarjes, në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi i autorëve.

Deri tani ende nuk dihet se sa persona kanë marrë pjesë në krim, pasi nga dëshmitarët që ndodheshin brenda në lokal, është parë vetëm një i dyshuar. Por nuk përjashtohet mundësia që jashtë mund të kenë qenë edhe persona të tjerë.

Ngjarja

Rreth orës 20:45, Vilson Tafçiu ka qenë duke pirë kafe me dy vajza në një prej lokaleve më të frekuentuara në zonën e “Astirit”, në Unazën e Re, në Tiranë.

Në atë kohë, brenda lokalit është futur një person, i cili është drejtuar te tavolina dhe i ka kërkuar 28-vjeçarit që të dilte për pak sekonda jashtë me të, pasi do të sqaronte diçka.

Të paktën, siç kanë deklaruar dy vajzat që e kanë parë personin e dyshuar, nga mënyra se si kanë komunikuar dy të rinjtë, dukej që kishte një njohje të mëparshme mes tyre.

Tafçiu është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë bashkë me personin që e kërkoi.

Tafciu u vra nga nje person jashte nje lokali ne Astir tek rruga Teodor Keko. Sipas deshmitareve vrasesi ishte i gjate dhe mban mjeker. Ai e qelloi Tafciun me 3 plumba vetem pas pak sekondash shkembim me te.

Ai kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

Tafciu apo Noka ishte deportuar rreth 2 vite më parë nga Franca, pasi ishte akuzuar për lëndë narkotike. Me 12 mars 2018 ai u arrestua nga policia franceze me akuzen e trafikut te droges. Vetem pak muaj me vone, me 6 nentor te 2018 u deportua ne Shqiperi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY