‘Frymëzohet’ Shullazi, ai dhe banda e tij kërkojnë lirinë

‘Frymëzohet’ Shullazi, ai dhe banda e tij kërkojnë lirinë

50
0
Shares

Edhe Emiljano Shullazi bashke me anëtarët e tjerë të grupit të tij i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Shullazi me grupin kërkojnë zëvendësimin e masës me argumentin se prokuroria e posaçme nuk ka dalë me vendim për riaktivizimin e masës së sigurisë dhe sipas tyre qëndrimi në burg po mbahet nga një institucion i ri, me një vendim të një institucioni të vjetër sikur ishte gjykata e krimeve te renda

Seanca pritet të mbahet në orën 12:00 në gjykatë. Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Vetëm në këtë fillimviti janë bërë publike lirimi nga burgjet i dy anëtarëve të bandës së Durrësit Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani, si dhe Ergys Kolaveri, nga ana e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY