“A keni ligj për të drejtat e njeriut?”, ‘Eskobari turk’ kërkon lirimin,...

“A keni ligj për të drejtat e njeriut?”, ‘Eskobari turk’ kërkon lirimin, gjykata e Tiranës merr vendimin

61
0
Shares

Faruk Baybašin u arrestua në Tiranë me qëllim ekstradimin në Franca ndërsa ka dalë sot para gjykatës ku ka kërkuar të lirohet.

Ai është dënuar në Francë me 30 vite burg, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike nga Turqia, përmes Spanjës në Francë. Baybasin akuzohet edhe për tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije se ndaj Baybašin ishte caktuar fillimisht masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për 40 ditë me qëllim ekstradimi nga Gjykata Penale e Tiranës por ky afat ka përfunduar ditën e sotme ndërsa po sot është dhënë ndaj tij “burg pa afat”.

Pjesë nga zhvillimet në seancë:

Baybašin: Dua të bëjë një pyetje. A është në fuqi ligji për të drejtat e njeriut në Shqipëri? Unë nuk kam qenë asnjëherë në Francë.

Gjyqtari Gert Hoxha: I kemi të gjitha ligjet, madje ligje që ju nuk i keni në Turqi.

Baybašin: Kam 40 ditë këtu, duhet të isha liruar, në bazë të të drejtave të njeriut.

Gjyqtari: Kur të shkoni në Francë kërkoni ndryshimin e vendimit, i cili u mbaron në vitin 2043. Ndaloj ekstradimin në Francë vetëm nëse rezulton gjatë gjykimit që nuk mund të bëhet një gjë e tillë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY