Qellohet cifti i biznesmeneve ne Tirane gjate grabitjes

Qellohet cifti i biznesmeneve ne Tirane gjate grabitjes

237
0
Shares

Nje cift u qellua me arme sonte ndersa kishte nje tentative oer grabitjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22 ne lagjen Allias ne Tirane.

Petrit dhe Afërdita Laze janë dy personat të cilët mbetën të plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në Allias.

Cifti jetonte prej vitit 1995 në Tiranë, janë me origjinë nga Skrapari dhe kane nje biznes te tyre, furre buke, njoftoi news 24.

Nderkaq policia ka dhene detajet e para. Sipas burimeve nga uniformat blu, një nga grabitësit ka qëlluar sapo është pikasur nga çifti, ndërsa mësohet se ka patur edhe përleshje fizike mes tyre.

Deri tani policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por pa mundur të zbulojë autorët.

Çifti Laze u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës nga ku raportohet se vijojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.

Tiranë/Informacion Paraprak:

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY