DETAJET/ Kapet sasi e madhe heroine ne Ancona, malli ‘eksportohej’ nga Durresi

DETAJET/ Kapet sasi e madhe heroine ne Ancona, malli ‘eksportohej’ nga Durresi

198
0
Shares

16 kg heroinë jane kapur  në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza eksportuar nga brigjet shqiptare. Droga ishte fshehur brenda një kamioni të zbritur nga një anije që vinte nga Durrësi.

Policia italiane arrestoi shoferin e automjetit, një shqiptar 38-vjeçar. Ky operacion është bërë i ditur ditën e sotme, ndërkohë që është zhvilluar në datën 16 janar, njofton abcnews.

Policia italiane e Ankonës vërtetoi arrestimin e shqiptarit i cili nuk ka pranuar të flasë për autoritetet italiane.

Heroina, e cila tashmë do t’i nënshtrohet testeve laboratorike, ishte e fshehur në brendësi të automjetit.

Autoritetet italiane kanë ngritur grupin hetimor, për të kuptuar se ku ishte destinacioni final i drogës së rëndë, dhe veçanërisht nëse shqiptari kishte ndonjë pritës në Ancona.

Ndërkohë autoritetet italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e shqiptarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY