DETAJE/Disa linja pezulluan fluturimet për shkak të mjegullës në Tiranë, Autoriteti i...

DETAJE/Disa linja pezulluan fluturimet për shkak të mjegullës në Tiranë, Autoriteti i Aviacionit informon pasagjerët

47
0
Shares

Pas situatës të krijuar me mjegullën që pushtoi kryeqytetin mbremjen e djeshme, u raportuan dhe vonesa me fluturimet dhe pezullime të tyre. 

Sot, Autoritet i Aviacionit Civil  ka njoftuar pasagjeret e linjave te prekura se fluturimet do te kryhen, por me vonesa.

NJOFTIMI I PLOTE

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të datës 19 janar 2020, për shkak të motit të keq.

Njoftohen të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të djeshme për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albawings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Wizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anulluara brenda ditës së sotme, por me vonesa.

Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport.

AAC informon publikun, se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim.

Fluturim të mbarë dhe të sigurt!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY