Shkaterrohet e vidhet nje televizion lokal ne Peqin

Shkaterrohet e vidhet nje televizion lokal ne Peqin

39
0
Shares

Nje tv lokal ne Peqin eshte shkaterruar dhe me pas vjedhur nga persona të paidentifikuar. Ata ne fillim kanë shqyer derën kryesore të godinës së televizionit dhe kanë dëmtuar disa nga pajisjet e studios së transmetimit dhe më pas kanë marrë televizorët plazma në studio.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë shqyer derën kryesore të godinës së televizionit Klaudiana dhe kanë dëmtuar disa nga pajisjet e studios së transmetimit dhe më pas kanë marrë televizorët plazma në studio.

Ka qenë njëri prej punonjësve televizionit, i cili ka konstatuar vjedhjen, pasi kishte shkuar aty për të verifikuar shkakun e defektit të shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku ka gjetur derën kryesore të shqyer. Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth vjedhjes, ndërkohë që është bërë denoncim nga administratori i Tv ‘Klaudiana’ për vjedhjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY