JAN PRENGA/ Rrëmbimi në Kamëz, makina e vjedhur ndërsa u dogj në...

JAN PRENGA/ Rrëmbimi në Kamëz, makina e vjedhur ndërsa u dogj në Durrës

171
0
Shares
Komisariati Policise, Kamez

Shtohen dyshimet se rrembimi i Jan (Jak) Prengës mund të jetë në bazë të një krimi edhe më të rëndë. Sipas bruimeve nga hetimi mjeti tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë i dyshuar i përdorur nga autorët ka qenë i vjedhur, e ndërsa vetëm pak orë pas rrëmbimit, kjo makinë u gjet e djegur në rrethinat e Durrësit.

Policia nuk ka ende asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e 49 vjeçarit. Po ashtu edhe anëtarë të familjess ë Prengës kanë pohuar se nuk kanë konflikte me njeri.

Autorët, ende të paidentifikuar pasi u konfliktuan me Prengën teksa ky i fundit po hipte në mjetin e tij në rrugën London në Kamëz e morën me dhunë dhe e futën në makinën e tyre.

Prej andej, kamerat e sigurisë në zonë zbuluan se autorët u larguan me një mjet tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë. Pas verifikimeve të kryera, burime pranë policisë sqaruan se mjeti në fjalë rezultonte i denoncuar si i vjedhur.

Rrëmbimi i 49 vjeçarit me origjinë nga Puka e banues në Bathore mbetet ende një mister, pasi Jan Prenga nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY