Majko sjell eksperiencën e disa viteve më parë: Me Berishën ishim gati...

Majko sjell eksperiencën e disa viteve më parë: Me Berishën ishim gati të vriteshim, u mblodhëm të majtë e të djathtë

119
0
Shares

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka mbajtur sot një fjalim të ndjerë përballë liderëve kosovarë dhe presidentit Ilir Meta, gjatë ceremonisë së mbajtur në Prishtinë të falenderuar shqiptarët për përkrahjen gjatë periudhës së luftës.

Majko tha se nuk është koha për falenderime pasi vëllezërit duhet të jenë pranë njëri tjetrit në ditë të vështira. Ai solli në vëmendje se si në vitin 1999 bashkë me liderët e tjerë në Shqipëri u bënë bashkë pavarësisht bindjeve të ndryshme politike.

Pandeli Majko tregoi sesi liderët politikë në Tiranë bënin mbledhje në atë kohë të vështirë, ndërsa thotë se me Sali Berishën ishin gati të vriteshin. Ai shton se ishin ditë të vështira, pasi në dorë ishin fate të njerëzve.

Se bashku me Ilirin, edhe shumë të tjerë, mes të cilëve edhe ai që është sot kryeministër i vendit Rama, mblidheshim a ishim aq të bindur, edhe të fortë, ju siguroj që ishim të shqetësuar, të frikësuar se do na kujtohej emri brez pas brezi për të keq, por nuk mund të lë pa thënë atë që tha Presidenti Meta, u mblodhëm të majtë e të djathtë, komunistë, ballistë, legalistë. Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim në ’97, por pas masakrës së Reçakut, u mblodhëm, i thirrën të gjitha partitë e opozitës dhe fjalia që thamë ishte: Kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi. Tanimë në një kohë tjetër, në këto kushte të vetëpërkufizimit tonë, nga momenti i vështirë duhet të shikojmë pak më larg. Unë nuk jam nga ata që fal kollaj, por ja që kam filluar ta bëj. Por duhet ta bëj se duhet të ndryshojmë. Në ’99 e kuptuam se nuk bënim dot pa njëri-tjetrin, e duhet të jemi gjithmonë bashkë”,-u shpreh Majko.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY