Kosova ne nje rulo ruse, Haradinaj: Per Ramen nuk i kam thene...

Kosova ne nje rulo ruse, Haradinaj: Per Ramen nuk i kam thene te gjitha

58
0
Shares

Kosova është hedhur në rulotë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi tha gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë janë koordinuar në qëndrimet e tyre për këtë projekt, të dëmshëm për Kosovën.

“Thaçi ka mbështetur një koncept të tillë. Kemi patur qëndrime të kundërta dhe në vështirësi kam vazhduar të mbajë këtë qëndrim. Kur kryetari I shtetit e merr vesh se vetë vendi është hedhur në rulo ruse, çka bën ai? E kuptoni sa e rëndë ka qenë për mua vetëm me dëgju këto fjalë”, deklaroi Haradinaj.

A ka qenë në sinkron Rama dhe Thaçi?

“Nuk besoj se nuk kanë qenë. Kanë patur një koordinim mes tyre. 6 muaj e fundit nuk e kam dëgjuar Thaçin të flasë për këtë temë, ndërsa shkuarja e kryeminsitrit të Shqipërisë në Serbi, pa qenë Kosova, imagjinoni ku ka ardh tejkalimi I Kosovës. Kryeministri I Shqipërisë mund të thoshte: “mund të vijë atje, por jo pa Kosovën. Çdo fjalë që kam thënë për angazhimin e Ramës në ndarjen e Kosovës, qëndron”, u shpreh Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se Rama ka mbajtur qëndrim pro ndarjes së Kosovës.

‘Nuk kursehem ndaj zotit Rama, por kursehem ndaj bashkëkombasve.

“Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë. Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi derisa ministri i tij i jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku. Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën. Nga zori jam detyruar t’i dal kundër.

Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit. Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera,’ tha Haradinaj.

‘Pasi e njoh kush është dhe kam lexuar për të nuk mërzitem,’ tha Haradinaj për padinë e Ramës.

‘E di kush e ka shtyrë për të bërë padinë, i qëndroj atyre që kam thënë,’ tha Haradinaj.

‘E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë,’ paralajmëroi kryeministri në detyrë i Kosovës ne nje interviste per syri.tv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY