Heroinë në 3 rrugët kryesore të kryeqytetit, kapen 2 të rinj, policia...

Heroinë në 3 rrugët kryesore të kryeqytetit, kapen 2 të rinj, policia jep detajet

54
0
Shares

Policia ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen dhjetëra doza heroinë, peshore elektronike, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, telefona celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera.

Nga operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:M. Z., 32 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë.Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasi M. Z. merrej me shitjen e lendes narkotike të llojit heroinë, në zonën e sheshit Willson”, në rrugët “Grigor Heba” dhe “Margarita Tutulani”.

Sipas informacioneve, ky shtetas mbante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë, në banesën e tij. Bazuar mbi këto informacione është organizuar dhe finalizuar operacioni për goditjen e veprimtarisë se kundërligjshme të shtetasit M. Z. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit M. Z. i janë gjetur në xhepin e xhupit disa doza me lëndë narkotike, e llojit heroinë. Gjatë kontrollit të kryer shtetasit K. T. i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë”,-informon policia.

Në vijim është kryer kontroll në banesën e shtetasit M. Z., në rrugën “Gregor Heba”, Tiranë dhe si rezultat janë gjetur dhjetëra doza me heroinë, me peshë totale 44.5 gr., një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shtija e lëndë narkotike, aparate celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY