Shkon në 31 numri i të arrestuarve në Tiranë për tërmetin, Prokuroria...

Shkon në 31 numri i të arrestuarve në Tiranë për tërmetin, Prokuroria shtrin hetimet në zonat e tjera

42
0
Shares

Ne nje lidhje direkte, Prokuroria e Tiranës zbardhi detaje të reja nga megaoperacioni i Policisë së Tiranës, për arrestimin e personave, që dyshohen se kanë lidhje me pasojat e tmerrshme të tërmetit të 26 nëntorit.

Prokuroria tha se deri më tani janë arrestuar 31 zyrtarë, ish-zyrtarë dhe ndërtues, që janë përgjegjës për shkatërrimin e shumë banesave në Tiranë. Kete informacion e konfirmoi dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Ajo tha se “duke marrë në konsideratë elementet teknikë, pas ekspertimeve janë identifikuar autorët që u bënë dhe shkak e pasojë për arrestimin e tyre, numri i të cilëve deri tani ka shkuar në 31”.

Akuzat janë: Falsifikim dokumentesh, ndërtimin e paligjshëm dhe shpërdorimin e detyrës.
Po hetohen objektet që është konkluduar të pabanueshme që të nxjerrin para përgjegjësisë personat përgjegjës. Në këto zona kemi hetime të plotë dhe jemi në vijim të procesit për hetime të tjera që nuk përfshijnë Vorën, Kasharin e Farkën që janë dokumentuar deri tani, por ka një shtrirje për të gjitha ndërtesat në Tiranë që janë konsideruar të pabanueshme”,-theksoi drejtuesja e Prokurorisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY