Kthehet paqja në familjen mbretërore britanike, një grua e njohur në Shqipëri...

Kthehet paqja në familjen mbretërore britanike, një grua e njohur në Shqipëri “negocoi”

238
0
Shares

Mbretëresha e Anglisë ka rënë dakord që nipi i saj, princi Harry, të largohet nga funksionet e tij mbretërore së bashku me të shoqen, Meghan.

Lajmi që shkaktoi një tërmet në familjen mbretërore solli edhe një seri negociatash.

Në fund, Mbretëresha tha në një deklaratë se ka rënë dakord që të mbështesë plotësisht çiftin e ri në dëshirat e tyre, edhe pse do kishte preferuar që ata të mbeteshin në funksione mbretërore.

Ka shumë spekulime për arsyet që çuan në këtë divorc të Harry dhe Meghan me mbretërinë.

Ndërkohë, në negociatat mes çiftit dhe familjes mbretërore mësohet se është përfshirë një emër i njohur për shqiptarët.

Bëhet fjalë për ish-ambasadoren britanike në Tiranë, Fiona McIlwham.

Kjo e fundit është sekretarja private e çiftit Harry dhe Meghan.

Në vitin 2009 ajo u bë ambasadorja më e re, kur mori detyrën në Shqipëri në moshën 35-vjeçare./Droni.al, Syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY