Betohet në Uashington, zbulohet kur vjen në Tiranë ambasadorja e re e...

Betohet në Uashington, zbulohet kur vjen në Tiranë ambasadorja e re e SHBA

68
0
Shares

Ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka bërë një ditë më parë betimin në Uashington.

Pas betimit edhe ambasada në Tiranë ka përshëndetur drejtuesen e re, ndërsa tani pritet ardhja e Kim në Tiranë. Sipas ambasadës, Yuri Kim pritet të mbërrijë në javët e ardhshme.

‘Yuri Kim u betua dje si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit.

Presim me kënaqësi që t’i urojmë mirëseardhjen në Shqipëri në javët e ardhshme!’, shkruhet në faqen e ambasadës së SHBA në Tiranë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY