VIDEO/Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, Rama: Më parë isha një pionier...

VIDEO/Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, Rama: Më parë isha një pionier me shall të kuq, sot jam kryetar

87
0
Shares

Shqipëria merr sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së dhe kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Vjenë Sekretarin e Përgjithshëm Thomas Greminger. Ky i fundit tha se vendi ynë ka ecur përpara dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë.

“Jam i bindur”, tha ai për drejtimin e kryesisë së OSBE nga Shqipëria. Ndërkohë shefi i qeverisë tha se është shumë krenar sot pasi kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të dhe Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama tha se marrja e kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

“45 vite më parë kur u themelua OSBE, Shqipëria ishte e vetme, një Kore e Veriut, e nxitur nga urrejtja për botën e lirë. Shqipëria ishte i vetmi shtet europian që jo vetëm refuzoi të bëhej pjesë, por të denonconte krijimin e saj. Asokohe isha një pionier me shall të kuq në qafë, ndërkohë që sot jam kryetar i kësaj organizate”, tha Rama.

Duke falënderuar paraardhësin Miroslav Lajcak, Kryeministri tha se ai do të shërbejë si referencë.

Me tej Rama iu referua dhe shkurtimisht planeve te tij me zgjidhjen e disa konflikteve dhe fokusin e OSBE-së gjate drejtimit të tij.

“Tre elementë; rëndësinë për të nderuar angazhimet e përbashkëta, të përqendrohemi dhe përgjegjësia të ndahet mes 57 vendeve për të cuar para axhendën. Përparsia e Shqipërisë mbështet për ta nisur nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE-ja mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe pas konflikti. Duhet të promovojmë punën pranë njerëzve. Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Ka pasur sinjale inkurajuese, i përgëzojmë. Rruga për paqen e qëndrueshme mbetet e gjatë. Do të mbështesim përpjekjet e grupit tre palësh. Ukraina do të jetë destinacioni im i parë si kryesues i OSBE-së. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës sonë” tha ai.

Vjenë, 9 janar 2020 – Shqipëria merr kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).Prezantimi i programit dhe përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 9 janvier 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY