VIDEO/Shikoni si u grabit institucioni financiar tek Komuna e Parisit, arrestohet 28-vjeçari

VIDEO/Shikoni si u grabit institucioni financiar tek Komuna e Parisit, arrestohet 28-vjeçari

89
0
Shares

Policia ka zbardhur vjedhjen me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.

Blute bejne me dije se kane arrestuar një 28-vjeçar.Eshte sekuestruar në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën autori u largua nga vendngjarja dhe një sasi prej 45000 lekësh të rinj.

“Në bazë të provave të grumbulluara, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Designer”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë”,-sqaron policia.

Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

TiranëFinalizohet operacioni "Designer", me metoda proaktive.Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë.Zbardhet vjedhja me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.Vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën autori u largua nga vendngjarja dhe një sasi prej 45000 lekësh të rinj.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 7 janar 2020, ku një person vodhi me dhunë një sasi lekësh, në një zyrë kredidhënieje në shuma të vogla, organizuan punën dhe nën drejtimin e prokurorisë, duke përdorur metodat proaktive, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohej autori i kësaj ngjarjeje.Në bazë të provave të grumbulluara, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar "Designer", në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 9 janvier 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY