FOTO/Bardhi me deklaratën e fortë: Edi Rama po diskriminon banorët e Kukësit,...

FOTO/Bardhi me deklaratën e fortë: Edi Rama po diskriminon banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës

44
0
Shares

Sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi eshte takuar me qindra demokratë gjate mbledhjes të kryesive në degët e PD në Kukës, Has dhe Tropojë.

Sipas Bardhit, Edi Rama po diskriminon banoret e Kukesit, Hasit dhe Tropojes.

“Nuk kam parë askund një diskriminim kaq të egër nga një qeveri kundër qytetarëve të vet. “Faji” i tyre i vetëm është se nuk votojnë Edi Ramën dhe janë kundër tarifës korruptive, varfëruese dhe izoluese të Rrugës së Kombit‘,-shprehet Bardhi.

Bardhi shprehet se me ardhjen e PD ne pushtet qytetaret do të çlirohen nga koncesioni korruptiv per te kaluar ne “Rrugen e Kombit”.

“Me mirënjohjen më të madhe për sakrificën e banorëve të qarkut të Kukësit, shpreha në çdo takim vendosmërinë e PD për të zhbërë modelin e Edi Ramës që varfëron qytetarët përmes vjedhjes, korrupsionit dhe zhvatjes së pasurive e parave të tyre.

Me drejtimin e vendit nga PD, qytetarët nuk do të paguajnë asnjë lek për të kaluar në Rrugën e Kombit. Ajo do të çlirohet nga koncesioni korruptiv”,-thekson Bardhi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY