A ka ushtarë shqiptarë në bazat amerikane që u sulmuan në Irak?...

A ka ushtarë shqiptarë në bazat amerikane që u sulmuan në Irak? Reagon Ministria e Mbrojtjes

217
0
Shares

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk kanë efektivë në Irak.Njoftimi u bë pas sulmit nga ana e Iranit në dy baza amerikane në Irak.

Trupat amerikane në Irak u goditën nga disa raketa balistike dhe kjo u konfirmua edhe nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA.

Mediat vendase në Iran, raportojnë se nga sulmi kanë mbetur të vdekur 80 ushtarë amerikanë dhe 200 të tjerë janë plagosur, megjithëse Pentagoni nuk raporton për viktima.

“Sipas raporteve të sakta të burimeve tona në terren, të paktën 80 trupa amerikane u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, të cilët u transferuan menjëherë nga baza e ajrit me helikopterë,” tha një burim i informuar në Trupat e Rojeve të Revolucionit Islamik. “Baza ajrore e Ain al-Asad ishte një sit strategjik për Sh.B.A i cili u përdor për të mbështetur dronet,” shtoi burimi.

Trupat e rojeve të Revolucionit Islamik shënjestruan bazën ajrore amerikane të Ain al-Asad në provincën Anbar në Irakun perëndimor, pasi nisi një valë sulmesh në orët e para të së mërkurës për t’u hakmarrë ndaj sulmit amerikan që vrau komandantin e IRGC Quds Force, Qasem Soleimani.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY