Miliona euro në tendera abuzivë për zbukurimet e fundvitit

Ndaje

Sapo kemi lënë pas festat e fundvitit, dhe Top Story ka vëzhguar fondet që janë përdorur për dekorin në këtë periudhë. Siç dihet, Bashkitë e tenderojnë këtë procedurë çdo vit, por në shumicën e rasteve dekori i përdorur është i njëjti me atë të një viti më parë.

Do të marrim hap pas hapi, një seri tenderash abuzivë të kryer vitet e fundit. Për të qenë më të qartë duhet të dimë që për çdo punë që kryhet dhe që kërkon një vlerë të caktuar parash duhet të tenderohet. Në bazë të specifikave dhe të kohës kur kryhet ky proces, vendoset edhe lloji I tij.Bashkia që mban kampion për shpenzimet për dekor në vitin 2019 është ajo e Elbasanit. Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se kjo Bashki ka shpenzuar mbi 13.4 milion lekë të re. Një shifër kjo shumë e lartë krahasuar me atë të një viti më parë. Në vitin 2018 u shpenzuan 5 milionë lekë. Por ajo që vëmë re, dekori i Bashkisë është i njëjtë. Pra, është njësoj si pema e vitit të ri që ka çdo familje, blihet njëherë dhe përdoret për 4-5 vite.

Shkojmë tek dekori në Bashkinë Vlorë me rastin e festave të fundvitit për 2019 ka kushtuar mbi 5.5 milionë lekë të reja. Edhe kjo Bashki, e ka rritur fondin për dekor, nga 4.7 milionë krahasuar me një vit më parë. Përveç kësaj, paratë janë shpenzuar por dekori mbetet i njëjtë.

Të njëjtën rrugë kanë ndjekur edhe Bashkitë e tjera, duke shpenzuar para nga xhepat e taksapaguesve për të krijuar atmosferë festive. Këtu vlen të përmendim faktin se edhe Bashkia Durrës e cila u prek nga tërmeti i 26 nëntorit është dekoruar. Kjo Bashki e ka lidhur kontratën me vlerë 5.9 milionë lekë të reja, në 15 nëntor, afërsisht një javë para tërmetit.

Nëse analizojmë dokumentet e një viti më parë rezulton se Bashkinë e Durrësit e dekoron e njëjta kompani. Por në ndryshim nga viti në vit është rritur. Në vitin 2017 ishte 3.9 milionë, në 2018 5 milionë dhe në 2019 5.9 milionë lekë.

“Ti faleminderit që më informove që ne bëkemi tendera çdo fund viti se nga dekori unë nuk shoh ndonjë ndryshim të madh nga viti në vit. Dhe nuk mendoj që duhet të kemi ndonjë ndryshim shumë të madh. Mendoj se me të njëtat materiale, mund të ndërtojë dekore të tjera. Unë nuk shoh arsye, se unë vetëm dritat shoh të them të vërtetën. Unë nuk shoh dekor për të justifikuar këtë shifër”, thotë Koloreto Cukali, Shoqëria Civile. /Top channel

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje