Rivlerësimi i pasurive të Paluajtshme, përfshihen edhe banesat informale, procedura

Ndaje

Ligji i ri për Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme përfshin edhe ata në proçes legalizimi por edhe ata që ende nuk kanë nisur aplikimin për legalizim.

Niko Lera, Drejtori i Përgjithshem i politikave fiskale në Ministrinë e Financave sqaroi në një intervistë për Rtv Ora se ligji i ri për Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme përfshin të gjithë ata qytetarë që janë të interesuar të rivlerësojnë pasuritë e tyrë në vlerën reale të tregut sot.

“Në fakt ishte iniciativë e kuvendit,nje grupi deputetesh që miratoi një ligj për pasuritë e paluajtshme.Në thelb ky projektligj i jep të drejtën qytetarëve që të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme dhe të aktualizojnë vlerën e tyre. Pse kanë interes për rivlersim? Nëse do ta shesë do paguajë taksë 15% të fitimit kapital, nëse individi bën rivlerësimin atëher ai vlerën e rivlerësimit e barazon me vlerën e tregut, paguan 3% dhe e shet pasurinë, dhe pas shitjes fitimi kapital do të jetë shumë shumë i vogël ose zero. Në terma më të thella, dikush që do të shesë pasurinë e tij mund të reduktojë taksat dhe përfitimi është 1me 5 pra nëse do ta shiste pasurinë të pa rivlerësuar do humbistë më shumë”, tha Lera për Ora neës.

Lera nënvizoi se të gjithë qytetarët e interesuar për rivlerësim të pronës së tyre mund të rregjistrohen në zyrëën e kadastrës ose të punësojnë një vlerësues privat.

“Ne kemi parashikur edhe ato që janë në proces legalizimi ose rregjistrimi i atyre që e kanë patur të pamundur të rregjistrohen, edhe këto raste kemi bërë të mundur ti zgjidhim për rivlerësim. Ne kemi dhënë dy opsione; qytetari mund të marrë një vlerësues të licensuar ose nëse nuk dëshiron është zyra e kadastrës e cila, bazuar në cmimet e tregut të pasurive të paluajtshme sipas çmimit sipas qyteteve mund ta bëjë këtë për qytetarin dhe qytetari paguan vetëm atë 3%.”

 

Intervista/

 A do të bëhet rivlerësimi në bazë të vlerës realë të tregut ?

 “Mund ta bëjë rivlersimin në bazë të vlerës së tregu të lirë megjithëse ka vlera të tregut që mund ti afrohen ose të jenë në një linjë me vlerën reale të tregut. Megjithëse nuk është gjithmonë e mundur sepse edhe brenda një blloku pallatesh, pallate të caktuara mund të kenë vlerë më të lartë krahasuar me të tjerë qoftë nga vendi i ndërtimit, pozicioni, viti i ndërtimit e shumë të tjera.”

Në rastet kur një individ ka bërë investime shtesë dhe vlera e pronës së tij është më e lartë se vlera e tregut si veprohet?

“Mund të marrë një vlerësues privat të përcaktojë vlerën reale të tregut”

 Po për personat juridik si do të veprohet ?

Edhe personat juridik kanë të drejtën e rivlerësimit me tarifë jo 3%po5%, sepse edhe një person juridik mund të ketë një pasur që dëshiropn ta shesë nesër edhe në vend të paguajë 15% tatim mbi fitimin do paguajë këtë taksë sepse kur ta shesë paguan 5%.”

Sa ndikon ky ligj në ekonominë e tregut të lirë?

Efekti neto do jetë 4milionë lekë. Këto janë të ardhura “one off” që quhen, që ndodhin një herë dhe nuk ndodhin në vitet pasardhëse. Megjithëse në Shqipëri është bërë deri diku këto 10 vitet e fundit deri në 5 vjet. Por kërksesa nag popullata për të bërë rivlerësim të pasurive të tyre të cilat ishin me vlera shumë të ulëta ka qenë një shtysë, një presion për ta rivlerësuar pasurinë e tyre”.

Cila janë kriteret e rivlerësimit?

“ Vrojtimet, pra në mesataret e çmimeve në një zonë të caktuar, në kontratat e qytetarëve dhe agjensive, çmimet përkatëse apo dhe investigimet nga agjensitë imobilare, në bazë të këtyre të dhënave rivlerësohen me çmimet përkatëse.”oranews

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje