ISHP ka një apel për qytetarët: Një virus po qarkullon në Europë...

ISHP ka një apel për qytetarët: Një virus po qarkullon në Europë e Rajon, kujdes!

80
0
Shares

Ne keto ditë të ftohta, duhe te kemi parasysh qe jemi te rrezikuar nga viruset dhe padyshim duhet te merren masa.

Instituti i Shendetit Publik ka bere apel per qytetaret, ndersa njofton për praninë e një virusi në Europë.

“Për #NjëDimërPaViruse. Sipas Institutit të Shëndetit Publik është evidentuar qarkullimi i gripit në vendin tonë. 👉Aktualisht qarkullon virusi A/H1 i cili gjithashtu qarkullon në gjithë shtetet e Europës dhe të rajonit.
📌Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë të bëni kujdes ndaj të ftohtit dhe të informoheni mbi këshillat ndaj gripit në faqet zyrtare të MSHMS dhe ISHP.
▪Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi?
– Lani duart
– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme
– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini
– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz
– Ruani një temperaturë të qëndrueshme brenda banesave tuaja.
– Ajrosni vazhdimisht ambientet ku rrini.
🤧Kur jeni të sëmurë:

– Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.
– Konsumoni ushqime të ngrohta
– Pini sa më shumë lëngje
– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)
– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.
▶Janë rreth 11mijë raste në javë me infeksione respiratore. 👩🔬Sipas ekspertëve të ISHP situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën.”, -thuhet në njoftimin e ISHP-s.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY