FOTO/Tragjedia në familje, të njohur dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit...

FOTO/Tragjedia në familje, të njohur dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit çiftit shqiptar në Australi

204
0
Shares

Familjarët, miqtë dhe të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit çiftit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në Australi nga babai i vajzës.

Ngjarja ndodhi sapo çifti i ri ishte kthyer në banesën e tyre në Yarraville pas një feste për përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Veton Musai, i cili ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, është djali i ish-kryetarit të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili emigroi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980. Lindita Musai ishte gjithashtu anëtare e komunitetit shqiptar të Melburnit.

Babai i Veton Musait, Alili, ka qenë presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë që kishin ikur nga lufta e Serbisë, duke u mundësuar më pas atyre kthimin e tyre në shtëpi përmes ministrit të atëhershëm të imigracionit Philip Ruddock.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY