‘Do jetë viti i rezistencës dhe fitores’, çfarë parashikon Kryemadhi, detaje nga...

‘Do jetë viti i rezistencës dhe fitores’, çfarë parashikon Kryemadhi, detaje nga aksioni i opozitës së bashkuar

38
0
Shares

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka marrë fjalën në Konventën e LSI së Tiranës sot, ku ka deklaruar se Shqipëria e ka një rrugë, e ka një zgjidhje që jep shpresë.

Po ashtu, Kryemadhi ka shpalosur politikën e dyerve të hapura të LSI dhe i ka bërë thirrjen “ejani” shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit deri në Australi. Në fjalën e saj, Kryemadhi tha para të pranishmëve se viti i saponisur do të jetë një dekadë e re për shqiptarët.

Monika Kryemadhi ka thënë gjatë Konventës së LSI se Rama nuk mund të gënjejë më partnerët ndërkombëtarë sa i përket realitetit në Shqipëri. Ajo shprehet se kryeministri ka ngritur një realitet virtual të gënjeshtërt pasi mbrapa saj fshihen shëndetësia e cila është më e shtrenjta në Ballkan, refuzimi i BE ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave apo kapja e sistemit të drejtësisë nga vetë ai.

Pjese nga fjala e saj e plote ne konvente:

Kryemadhi: Viti 2020, viti i rezistencës, zgjidhja vjen nga programi i opozitës së bashkuar.

Viti që sapo kemi hyrë, 2020, do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së padiskutueshme në përballjen tonë me klanin e tradhëtarë të interesave kombëtare, me grupet e hajdutëve të votave, me uzurpatorët dhe shkatërruesit e ekonomisë së vendit, me krimin që ka fytyrën e Rilindjes sepse ne sot jemi shumica absolute e padiskutueshme e shqiptarëve.

Kjo sëmundje e rëndë po e gërryen, po e asfikson, po i merr frymën, po e mpak dhe po e mplak Shqipërinë. Ndaj është detyrë patriotike e çdo shqiptari për të kontribuar në shërimin e kësaj të keqeje. Çdo orë dhe minutë është shumë e çmuar, prandaj për asnjë çast s’mund të flemë të qetë përballë Shqiperise që lëngon. Çdo sacrificë e jona nuk është asgjë për të shpëtuar Shqipërinë nga sëmundja e Rilindjes. Ne së bashku do të fitojmë pa asnjë diskutim përballjen me të sepse kemi shpirtin, kemi forcën, kemi idetë, kemi zgjidhjen! Sepse Ne sot jemi shumica absolute e shqiptarëve, që e duam dhe e kemi vendosur Shqipërinë të parën!

Rrugëtimi ynë në dekadën e shpresës dhe ringritjes kombëtare nis sot, nis tani.
Kjo përpjekje patriotike në shërbim të Shqipërisë kërkon burra dhe gra, të rinj dhe të reja kurajozë dhe me dinjitet. Krenarë për familjen, krenar për atdheun e tyre. Ne jemi gati ta primë Shqipërinë në dekadën e re, ne dimë ta realizojme këtë! Ne mund ta realizojme kete, të gjithë së bashku do tia arrijme!

Hapja e partise, Kryemadhi: Thirrje te rinjve per t‘u bashkuar me ne, gjitheperfshirja vizion i LSI

Sot unë dua të shpalos fushatën e dyerve te hapura të LSI në të gjithë Shqipërinë, por jo vetëm, edhe në Europë, edhe në SHBA, Australi dhe kudo.
Kam besuar gjithmonë se politika më e mirë, mesazhi më i mirë për sot dhe për nesër është Një Shans për të Gjithë! Të gjithë e kujtojnë që kjo ishte dhe kredoja jonë në fushatën e vitit 2017. Sfida një shans për të gjithë vazhdon dhe një Shans për të gjithë në LSI do të thotë që gjithkush mund të kontribuojë, gjithëkush mund të kandidojë, gjithëkush mund të shprehë lirisht idetë e reja, gjithëkush mund të garojë dhe të fitojë.

Dhe për këtë, dyert e LSI janë të hapura.

Dyert e LSI janë të hapura, për të gjithë ato vajza dhe djem të shkolluar kudo që janë dhe që duan të kontribuojnë për të ringritur sistemin demokratik, atë sistem vlerash dhe meritokracie që shqiptarët në 1991 aspiruan. Për atë sistem ku të gjithë të jenë të barabartë dhe shteti t‘u shërbejë qytetarëve të tij njëlloj pavarësisht se kujt partie, familje, feje, apo rrace i përkasin.
Në emër të LSI, në emër të Shqiperise, në emër të dekadës së re, ne ofrojmë sot 15 vitet e punës dhe përkushtimit të themeluesve të LSI, të gjithë atyre që janë këtu apo jashtë kësaj salle, investimin e pesë brezave të të rinjve të LRI që janë shpirti, energjia dhe e ardhmja e familjes sonë politike.
Nën dritën e dekadës së re, ne e ofrojmë këtë investim për këdo që ka dëshirën, vullnetin dhe aftësinë, për t’u përfshirë në listat e partisë, për të garuar dhe për t’u bërë pjesë me angazhimin dhe kontributin e tyre nga kandidatë për deputetë, kryetarë bashkie, për këshilltarë, anëtarë në komisionet politike pranë LSI, të forumeve drejtuese apo të konkurrojnë për drejtues të degëve në të gjithë Shqipërinë.
Në emër të dekadës së re Ju ftojmë ju pedagogë të rinj, plot energji dhe dije, të angazhoheni që asnje të mos ju kërcënojë më me vendin e punës. Ejani dhe së bashku të ndreqim gabimet e mëdha që janë bërë në arsim. T’i japim shpresë rinisë studentore dhe bashkë ta ndryshojmë këtë realitet të hidhur, ku sot studenti trajtohet si klient dhe jo si e ardhmja e një kombi.
Ejani ju mjekë të rinj, së bashku me humanizmin dhe përkushtimin tuaj, të ndryshojmë sistemin e antivlerave të ngritur sot nga të paaftët dhe arrogantët, të cilët fatkeqësisht drejtojnë mjekësinë shqiptare. Ta bëjmë së bashku shëndetësinë, ashtu siç duhet të jetë në fakt, një shërbim jetik dhe cilësor ndaj qytetarëve dhe vlerësim për mundin dhe djersën tuaj dhe jo një makineri fitimi nëpërmjet PPP-ve korruptive të oborrtarëve të Qeverisë.
Ejani ju ekonomistë të rinj së bashku me idetë novatore dhe dëshirën tuaj për reformim, të ndryshojmë këtë sistem të kalbur dhe korruptiv, për t’i dhënë frymëmarrjen e munguar ekonomisë shqiptare.
Të çlirojmë tregun, energjitë prodhuese dhe investuese të zëna sot prej fyti nga klientela e qeveritarëve, tenderat e paracaktuar, mungesa e garës dhe nga një sistem tatimor që e sheh biznesin e ndershëm, sidomos atë të vogël dhe të mesëm, si një armik të pushtetit të oligarkëve.
Ejani ju agronomë dhe veterinerë, së bashku me sakrificat dhe dashurinë tuaj për tokën dhe prodhimet shqiptare, të ringremë bujqësinë. Të hartojmë strategjinë dhe një program konkret dhe të qartë për subvencionimin e fermerëve, Të ndalim hemorragjinë e frikshme të braktisjes së tokës, serave, vreshtave dhe kullotave. Fermerët dhe blegtorët nuk janë thjesht prodhues, por ata janë shtylla kurrizore e një kombi. T’i shpëtojmë fermerët dhe prodhimet e tyre, nga konkurrenca e padrejtë e produkteve të importit, që vjen për shkak të politikave antikomëtare të Qevrisë së Rilindjes.
Ejani ju juristë të rinj të kontribuoni me përgatitjen dhe ndërshmërinë tuaj, për të bërë dhe implementuar një reformë të vërtetë dhe të pakapur në drejtësi, që vetëm transfuzioni i gjakut tuaj të ri mund ta shërojë dhe shpëtojë atë.
LSI-ja ka qenë dhe do mbetet një familje e madhe ku të gjithë mund të rriten, mund të afirmohen, mund të kontribuojnë.
Nga ky vizion politik i gjithëpërfshirjes që ka sjellë LSI që prej themelimit të saj, sot ne kemi pjesë në organet drejtuese dhe përfaqësuese të partisë, profesorë të nderuar, si Nora Malaj, Shezai Rrokaj, Edmond Panariti, Eltjon Halimi, Adela Shera, Luigj Turmalaj dhe shumë të tjerë. Sot LSI ka në gjirin e saj intelektualë të rinj, të cilët janë të shkolluar në universitetet më të mira perëndimore si Klajda Gjosha, Erisa Xhixho, Roni Telegrafi, Redi Lleshi apo të rinjtë me vullnet, energji dhe dije si Kejdi, Endriti, Floida, Klevi, Eriona, sepse LSI ka dhe një sfidë të saj, atë të aktivizimit të energjisë së rinisë shqiptare në shërbim të dekadës së ndryshimit dhe shpresës!

Ndërkohë po krijohet edhe rrjeti i miqve të LSI në SHBA, në Britani dhe BE, sepse shumë djem e vajza shqiptare janë shkolluar dhe punojnë jashtë dhe duan të jenë kontributorë aktiv të dekadës së shpresës dhe ndryshimit. Shërimi i Shqipërisë nga sëmundja e Rilindjes kërkon vizion. Kërkon aftësi. Kërkon profesionalizëm. Kërkon ndershmëri. E kush më mirë sesa ne të gjithë së bashku, që kemi vendosur Shqipërinë të parën, mund ta realizojë këtë.

Për të ringritur Shqiperine, për të lartësuar Kombin, për të forcuar familjen shqiptare, ne duhet të çrrenjosim pushtetin e të paaftëve, mediokërve, arrogantëve, sharlatanëve dhe tradhëtarëve. Ne duhet të ringrëmë shtetin e specialistëve të zotë, profesionistëve të aftë që udhëhiqen nga dija, që besojnë vetëm tek ligji, dhe besnikërinë ndaj atdheut e kanë të shenjtë. Dhe ne së bashku mundemi ta realizojmë këtë aspiratë kombëtare. Shqipëria po lëngon padrejtësisht nga sëmundja e Rilindjes, ndaj shërimi i saj nuk pret.
Duhet të ndodh Tani!

Takim me strukturat e LSI Tiranë

Takim me strukturat e LSI Tiranë

Publiée par Lëvizja Socialiste për Integrim sur Samedi 4 janvier 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY